Georgievski: Qyteti i Shkupit ka falsifikuar paralelet maqedonase në “Arseni Jovkov”

Ish kryeministri Lubço Georgievski, ka deklaruar për Alsat se qyteti i Shkupit ka shkelur ligjin për arsim të mesëm  dhe ka falsifikuar paralelet maqedonase pranë shkollës së mesme “Arseni Jovkov”.

“Për fat të keq qyteti i Shkupit ka falsifikuar paralele maqedonase  dhe jo vetëm që ka falsifikuar paralele në gjuhën maqedonase në njërën anë, por  në anën tjetër tek paralelet me mësim në në gjuhën shqipe ka shkelur ligjin,  sepse ato paralele nuk i përmbush standardet e parapara me ligj. Në kontekst të asaj se sa nxënës duhet të ketë në një paralele. Ndoshta ne jemi e vetmja parti maqedonase e cila  nuk dëshironte të kishte qasje etnike, por vërtet dëshironte një qasje parimore. Për shkak se vërtet vlerësojmë se në Maqedoni askujt nuk i nevojitet paralele falso maqedonase, që dikush ti përfaqësoj dhe të na jep të dhëna falso se sa paralele maqedonase më shumë ka në Arseni Jovkov, apo Cvetan Dimovm, apo ku ta di në ndonjë X shkollë në Kumanovë apo ku ta di se ku. Vërtet nuk e di se kujt i shërben që dikush të deklaroj që Këshillin e qytetit se në Arseni Jovkov ka 8 paralele apo 9, nuk e di se sa janë maqedonase, derisa në to nuk ka aspak nxënës maqedonas”, deklaroi Lubço Georgievski, ish kryeministër.

Lajme të ngjashme

Back to top button