Nga e diela orar i ri për trenat e Hekurudhës së Maqedonisë

Trenat e Hekurudhës së Maqedonisë prej pasnesër do të qarkullojnë me orar të ri. Drejt Beogradit do të qarkullojnë dy trena çift. Treni i mëngjesit nga Shkupi do të niset në orën 8:20, ndërsa ai i mbrëmjes në orën 22:14. Nga Beogradi trenat për në Shkup do të nisen në orën 7:45, gjegjësisht në orën 18:50.

Treni për në Selanik do të niset në orën 4:45 në mëngjes, ndërsa në Selanik do të arrijë në orën 10:07 (llogaritje kohore në Greqi). Nga Selaniku treni për në Shkup niset në orën 18:30 (llogaritja kohore e Greqisë) dhe në Shkup do të arrijë në orën 21:45.

Treni i mëngjesit nga Prishtina për në Shkup niset në orën 7:10, ndërsa nga Shkupi për në Prishtinë në orën 16:20. Në komunikacionin e brendshëm hekurudhor nga Shkupi deri në Manastir do të qarkullojnë katër trena çift, deri në Gjevgjeli tre trena çift, deri në Kërçovë dy trena çift dhe deri në Koçan 1 tren çift. Qytetarët e Velesit deri në Shkup dhe anasjelltas do të udhëtojnë me 11 trena çift. Orari i ri i trenave do të vlejë deri më 12 dhjetor të vitit të ardhshëm

Lajme të ngjashme

Back to top button