Postoni nga Facebook,Twitter apo Vine në makinën Mini
Çdokush që ecën përreth Londrës këtë javë mund të shikojë një gjë të pazakontë: një makinë Mini që transmeton cicërimat, mesazhet e Facebook dhe videot e Vine.
Mini është bashkuar me agjencinë krijuese KKLD për të mbuluar një nga makinat e saj me 48.000 llamba LED, efektivisht duke e kthyer automjetin në një reklamë të madhe digjitale në katër rrota.
Klientët mund të paraqesin postimet nga Twitter dhe Vine duke përdorur hashtagun # MINIartbeat, ose nga Facebook duke përdorur aplikacionin e Minit, të cilat mund të shfaqen pastaj në makinë.
Nëse postimet paraqiten, Mini do t’i dërgojë një video përdoruesit si një suvenir.
Makina LED është pjesë e fushatës reklamuese të Mini dhe do të vazhdojë të ecë rreth Londrës deri më 19 gusht. Ata që nuk jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mund ta shikojnë makinën në kohë reale në faqen e kompanisë në Facebook.
Shikoni videon më poshtë.