Uefa publikon listën e arkëtimeve, ja sa përfitojnë Kukësi e Skënderbeu

UEFA ka publikuar listën e arkëtimeve të klubeve pjesëmarrëse në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës.

Fituesi i Ligës së Kampioneve do të derdh në arkë 37.5 milionë euro, informon Asport.

Por, kurreshtja e gjithë shqiptarëve është në Ligën e Europës aty ku kemi një përfaqësim për herë të parë nga dy skuadra, Skënderbeu dhe Kukësi, dhe në rast kalimit të ketij turi dhe plasimi në grupe, sa do të përfitojnë ato.

– Skuadra e Kukësit, arkëtoi fillimisht 140 mijë Euro për faktin se luajti në raundin e tretë.

– Vetëm pjesëmarrja ne fazën “play-off” paguhet me nga 150 mijë Euro për ekip.

– Kalimi i fazës “play-off” që nënkupton kalimin në grup, paguhet me 1.3 milionë Euro.

– Fitorja në fazën e grupeve: 200 mijë Euro

– Barazimi në fazën e grupeve 100 mijë Euro.

– Renditja si i pari në grup: 400 mijë Euro

– Renditja si i dyti në grup : 200 mijë Euro.

– Kualifikimi në  1/16 finale: 200 mijë Euro

– Kalimi në 1/8 finale: 350 mijë Euro,

– Kalimi në çerekfinale:  450 mijë Euro

– Kalimi në  gjysmëfinale: 1 milion Euro 

– Fituesi e trofeut të “Ligës së Europës”:  9.9 milionë Euro

– Finalisti: 2.5 milionë Euro.

Ndeshjet e para të fazës “Play -Off” të Ligës së Europës zhvillohen më 22 gusht, ndërsa ato të kthimi më 29 gusht./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button