Metamorfozis promovoi aplikacionin për celular kundër gjuhës së urrejtjes

Sot në kuadër të konferencës së dhjetë jubilare e-shoqeri.mk, Fondacioni Metamorfozis promovoi aplikacionin celular për ta luftuar gjuhën e urrejtjes të quajtur Mos Urrej.

Me qëllim të informimit më efikas dhe ngritjen e vetëdijes publike për gjuhën e urrejtjes u krijua aplikacioni për celular me të cilin të gjithë mund të informoheni për lajmet dhe ngjarjet më të reja që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes. Aplikacioni ofron lajme dhe kalendar për ngjarjet që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes. Po ashtu mundëson raportim të gjuhës së urrejtjes përmes udhëzimeve.

Drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata persona që dëshirojnë të jenë në dijeni për ngjarjet dhe informatat e ndryshme lidhur me këtë sferë. Ai tha se aplikacioni përpos që informon shërben edhe si mjet për edukim të qytetarëve për atë se si ta denoncojnë gjuhën e urrejtjes në internet.

Aplikacionin mund ta shkarkoni nga Google Play duke e kërkuar me fjalët mos urrej. Ueb faqja zyrtare është mosurrej.mk

Lexo më shumë: Konferenca për e-shoqëri, si të realizojmë të drejtat tona dhe të mbrohemi në Internet

Lajme të ngjashme

Back to top button