Qyteti i Shkupi arsyetohet për mos vendosjen e flamujve

Qyteti i Shkupit u prononcua lidhur me mos vendosjen e flamujve shtetëror me rastin e festës së fitër Bajramit.

Sipas shërbimit për informim të qytetit janë të pavërteta interpretimet e raportit meqë sipas ligjit për përdorimin e flamujve dhe ligjit për festat, flamujt shtetëror nuk vendosen për festa fetare që shënohen në nivel shtetëror, transmeton Alsat-M.

Në bazë të këtij përcaktimi flamujt shtetëror nuk vendosen për Ramazan Bajram, Krishtlindje dhe Pashkët , edhe pse janë festa shtetërore. Mos vendosja e flamujve shtetëror në qytetin e Shkupit u iniciua në Alsat për faktin se flamujt shtetëror ishin vendosur në komunat e Çairit dhe Sarajit në Shkup si dhe në komunat tjera si në Tetovë, Gostivar dhe në komuna tjera të banuara me shumicë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button