Shtëpia e pleqve vetëm premtim

Përderisa Shkupi, Manastiri, Shtipi dhe qytete të tjera kanë shtëpi të pleqve, pleqtë e Tetovës nuk e kanë një vend të tillë. Ata kohën më të madhe të pleqërisë e kalojnë në karriget e parqeve të qytetit dhe në zyrat e pensionistëve ku nuk ka hapësira të mjaftueshme.

Tetova me rrethinë ka rreth 12 mijë pensionistë. Shumë prej tyre nuk e kanë të siguruar çështjen e banimit, ndërsa të tjerët janë pa përkujdesje dhe shëndeti i tyre është lënë në mëshirën e të afërmve dhe familjes, por jo të gjithë kanë persona për përkujdesje, shkruan Koha

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës, Shaban Azizi, thekson se më herët ka pasur shtëpi për përkujdesjen e pleqve, por kjo shtëpi dekada me radhë nuk funksionon. “Tetova ka pasur shtëpi për pleqtë dhe ajo ka qenë e vendosur përballë “Xhamisë së Pashës”.Më të vjetrit e mbajnë mend. Tani me modernizimin dhe dinamizmin e jetës, duhet të ketë një vend për pleqtë ku ata do të mund t’i kalonin ditët e fundit të jetës. Te ne, në Shoqatën e Pensionistëve në Tetovë, paraqiten raste që kërkojnë një shtëpi të këtillë, por ne këtë kërkesë nuk mund t’ua plotësojmë. I dërgojmë në vise tjera të Maqedonisë, në Shkup, Manastir, Shtip dhe qytete të tjera”, thotë Shaban Azizi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button