11 vjeçarja, më inteligjente se Einsteini!

Është vetëm 11 vjeçe por me shkallën e saj të inteligjencës (IQ) ua kalon edhe kolosëve të shkencës si Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Fjala është për vajzën nga Anglia, Cerys Cooksammy-Parnell, e cila ka shënuar shkallën kulmore prej 162 pikësh të IQ-së.

Ajo kishte marrë pjesë në një testim të IQ-së, siç ka pohuar vetë, “vetëm sa për të parë nëse ia kalonte babait me inteligjencë”. Por, rezultati ka qenë befasues: ajo, me shkallën 162 ia ka kaluar jo vetëm babait por edhe gjenive të tillë si Einstein dhe Hawking, transmeton albinfo.ch.

Ashtu sikurse shkallën e inteligjencës, vajza Cerys e ka të lartë edhe ambicien. Ajo dëshiron që kur të rritet të bëhet presidente e Bankës së Anglisë ose madje, pse jo, edhe kryeministre.

Lajme të ngjashme

Back to top button