Mustafa paralajmëron Thaçin: Do të të munde LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media në kryeqytet u shpreh se “LDK-ja do të mundë Thaçin dhe atij do t’i mbetet vetëm që të merret me pasojat e humbjes”. 

Mustafa në konferencën per shtyp tha se Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur detyrimet sa i përket zhvillimit ekonomik, përfshirë edhe privatizimin. Si pasojë e kësaj gjendjeje ekonomike, sipas tij, po ndodhë edhe migrimi i të rinjve. 

Mustafa ka pohuar se FMN-ja thotë se rritja ekonomike është 2.5 për qind dhe jo 3.9 për qind, sa thotë Qeveria e Kosovës. 

I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit Thaçi që nuk e sheh si rival për postin e kryeministrit, Mustafa ka thënë se nuk merret shumë me deklaratat e tij, por ka shtuar se LDK-ja do të mundë Thaçin dhe atij do t’i mbetet vetëm që të merret me pasojat e humbjes.

Kurse sa i përket kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Mustafa ka thënë se ‘do të japin me kohë dhe në ditët në vijim’.

Lajme të ngjashme

Back to top button