Kuçi dhe Hyseni nisen për në Beograd

Pak pas formimit të qeverisë së re, dy ministrat, ai i Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe ai i Brendshëm Skënder Hyseni kanë udhëtuar sot në Beograd për të marrë pjesë në një takim rajonal.

Kuçi dhe Hyseni do të jenë prezentë në këtë konferencë, e cila po mbahet nën patronazhin e Komisionit Europian, transmeton lajmi.net.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe ministra të tjerë nga vende të rajonit.

Është hera e dytë që ministra nga qeveria e Kosovës do të marrin pjesë në një konferencë me karakter rajonal në kryeqytetin e Serbisë.

I pari ministër i Kosovës që mori pjesë në Beograd në konferencë rajonale ishte Enver Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button