Genta e BB6 mbulohet, së shpejti do martohet me një sheik

Ish banorja e famshme e BB6 vë mbulesën, largohet nga jeta e natës, heq tattoo dhe pircing, praktikon ramazanin dhe i drejtohet me lutje gjithmonë Zotit.

E kush do e mendonte se Genta e BB do të mbulohet? Sigurisht që jo, por në fakt është e vërtetë. 

Ajo i është kthyer besimit më fortë se kurrë. 

Praktikon ramazanin si muaj të shenjtë, ka larguar thonjtë artificial, qerpikët gjithashtu, ka hequr tattoo dhe pircing.

“Jam praktikante dhe besimtare e fesë islame dhe pse këtë vit nuk kam pasur shumë mundësi të jepem pas fesë por shumë pak mëkateve, isha larguar larg Zotit dhe muaji i madhërueshëm i Ramazanit më ndihmoi të kthehem pak, hoqa pircing që kasha në trup, hoqa thonjtë falco, qerpikët, extantionat, hoqa dorë dhe nga jeta e natës’’, thekson Genta Gjalpi në një bisedë të realizuar për Yllpress.

‘’Ju përkushtova Ramazanit me gjithë zemër, kam ndier afër Zotin më shumë se kurrë, kam humbur dhe kilogramët e tepërt që nuk më hoqi as dieta e as palestra’’, shton më tej ajo, duke sqaruar gjithashtu edhe statuset e shumta që vendos në facebook në lidhje me martesën e saj me sheik arab.

‘’Kurse sa për t’u martuar me sheik është ëndërr dhe dëshirë e imja e madhe edhe pse unë kohët e fundit cdo ëndër e bëj realitet, kështu që mos ju duket cudi, kur pas disa kohësh unë do jem në Dubai dhe do jetoj atje’’, përfundon bisedën për portalin tonë, ndërsa ne i urojmë që gjithcka të shkojë si duhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button