Sektori civil reagon ndaj detyrimeve për honorarët, Ligji favorizon të pasurit

Sektori civil,  ndryshimet ligjore për pagesën e kontributeve personale për sigurimin pesnional dhe shëndetësore i konsideron  si privilegj për të pasurit, dhe në dëm të shtresës së mesme dhe të varfër. Organizata të ndryshme që mbrojnë interesa punëtorësh si lëvizja majtiste “Lenka”, “Solidarnost”, “Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë”, si dhe “Organizata e pavarur e gazetarëve”, dolën me një deklaratë të përbashkët, me një mori kërkesash ndaj pushtetit. Mes të tjerash,  ata kërkojnë shtyrjen e zbatimit të ligjit, në mënyrë që të ofrohen shanse për debate publike, si dhe të shpeshtohen kontrollet nëpër firma për të zbuluar punëtorët e angazhuar në të zezë.

“Njëra prej qëllimeve të qeverisë është që t’i mbush arkat e fondit pensional dhe atij shëndetësor në kurriz të njerëzve të varfër apo shtresës së mesme dhe të varfër. Ajo harron se po privilegjon qytetarët më të pasur në shtet. Ne duam që të hiqet niveli më i lartë prej 6 rrogash mesatare, për të paguar kontribute të rrogës”, deklaroi
Zdravko Savevski, Organizata “Solidarnost”.

Sipas Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, pushteti po e legjitimon ekonominë e zezë sepse gjithkush do të mundohet ta manipulojë ligjin, në mënyrë që mos të mbetet duar bosh në fund të muajit.

Lajme të ngjashme

Back to top button