Bojkoti i opozitës në Shqipëri, ndërkombëtarët në përpjekje për të pajtuar PD-PS

Opozita dhe mazhorancë janë afër një marrëveshje me garancinë dhe të partneritetin europian për t’i dhënë fund krizës poltike dhe rikthimit të normalitetit në parlament. Gjithacka ka nisur rreth një javë më parë kur kryetarja e Komisionit të Intëgrimit Majlinda Bregu, zhvilloj takime intensive me raportuesin për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe dhe ndjkës raportuesin për PPE Eduar Kukan.

Gjatë këtyre takimeve zonja Bregu u ka paraqitur ndërkombëtarëve një draft prej pesë pikash, ku Fleckenstein ka marrë përsipër ta diskutontë gjatë takimit që pati tre ditë më parë më Kryeminsitrin Edi Rama. Burimet theksojnë se kryeminsitri Edi Rama ka rënë dakort mbi draftin e paraqitur, duke theksuar para ndërkombëtarëve se mazhoranca ka qenë e angazhuar dhe i ka plotësuar këkesat e opozitës për ngritjen e komisoneve hetimore por dhe zbatimin e vendimve të Gjykatës Kushtetuese.

Drafti i marrë përsipër nga raportuesit për Shqipërinë Fleckenstein, është i bazuar në 5 pika. Respektimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisoneve hetimore. Zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese. Ndryshimi i rregullores së parlamentit për të njësuar kohen në parlament me kryeministrin, përfaqësuesit të opozitës.

Gjithashtu marrëveshja kërkon garantimin se mazhoranca nuk do të bëhët pengesë e drejtësisë për rastet e hetimit të deputetëve. Gjithashtu më e rëndësishmja është hartimi dhe miratimi i një ligji në muajt e parë të janarit dekreminalizimin e kuvendit.

Sinjale pozitive në funksion të kësaj marrëveshje ka dhënë dhe parlamenti shqiptarë, ku ndryshe nga sa ishte vendosur që sesioni parlamentarë të mbyllej me 18 dhjetor, është vendosur që të ketë dhe një seancë në datën 24 dhjetor, program që pritet të miratohet në seancën e sotme parlamentare. /oranews.tv

Lajme të ngjashme

Back to top button