Ademi lavdëron bashkëjetesën para komisioneres së lartë të OSBE-së

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot, gjatë një vizite në shkollën fillore “Migeni” në Tetovë, u takua me Astrid Tors, Komisioner i Lartë i OSBE-së për Pakica Kombëtare.

Gjatë takimit me Komisionerin e Lartë diskutuam në lidhje me strategjinë për arsimin e integruar, i cili në të ardhmen duhet të jetë pjesë e procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu e njoftova Astrid Tors për reformat në fakultetet Pedagogjike, ku potencova se mësuesit e ardhshëm do të edukohen edhe me zbatimin e arsimit të integruar, theksoi ministri Ademi.

Ministri Ademi, potencoi se bashkëjetesa dhe integrimi etnik ekziston në vend dhe funksionon shkëlqyeshëm, përmes aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve të nacionaliteteve të ndryshme.

“Kjo shkollë është vetëm një nga shembujt që ju mund të gjeni në Republikën e Maqedonisë, ku së bashku mësojnë, shoqërohen dhe luajnë nxënës që nuk dallohen nga asgjë përveç fesë.  Këta nxënës janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë, ata që nga mosha e vogël mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin, mësojnë se dallimet mes tyre mund të kapërcehen vetëm përmes dialogut dhe jo dhunës, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës”, Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button