LSDM: Të ndërpritet procedura për ndërtimin e fontanës së dytë në sheshin e Shkupit

Ka reaguar LSDM-ja opozitare në lidhje me vendimin për rregullimin e sheshit qendron “Maqedonia” dhe vendosjen edhe të një fontane të madhe, vetëm disa metra larg fontanës ku qëndron skulptura e “Luftëtarit në kalë”.

“Vazhdon shkelja e vullnetit të qytetarëve të komunës Qendër të cilët qartazi u deklaruan kundër projektit “Shkupi 2014” në zgjedhjet lokale të këtij viti dhe vazhdon harxhimi i gabuar i parave nga kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski”, thotë LSDM-ja në njoftimin e saj për shtyp.

Nga LSDM-ja shpresojnë se kryetari i komunës do ta ndërpresë procedurën për ndërtimin e fontanës pranë fontanës tjetër dhe se do t’i marrë parasysh rrethanat ekonomike në vend, papunësinë dhe varfërinë.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të shpalljes publike të Qytetit të Shkuoitm për ndërtimin e fontanës që do të vendoset pranë fontanës së të ashtuquajturit “Luftëtari në kalë”. Nuk është e qartë sa do të kushtojë kjo fontanë, por gjithsesi dukshëm do ta lehtësojë buxhetin e qytetit të Shkupit. Shpresojmë se kryetari Trajanovski do t’i marrë parasysh propozimet tona qëllimmira dhe do ta ndërpresë procedurën”, deklaroi sot nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski. 

Ata e parashohin përgjigjen e VMRO-DPMNE-së dhe thonë se partia në pushtet në mbrojtje të projektit do të flasë për “tranzicionin, kamionat transportues (shleperët), robërinë turke, revolucionin francez, të kaluarën”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button