Kina, tani edhe zyrtarisht fuqia e parë ekonomike në botë

DOMINIQUE ALBERTINI

Sipas FMN, GDP e Kinës e shprehur me paritetin e fuqisë blerëse duhet ta kalojë këtë vit GDP e SHBA. Kjo është tashmë zyrtare: Kina është fuqia e parë ekonomike e botës. Kjo është  raportuar nga site amerikan informacioni financiar, i cili i referohet të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të botuara në  muajin tetor.
Nga raporti dalin këto shifra: në vitin 2014, Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) kinez i shprehur në barazinë e fuqisë blerëse (BFB ) duhet të jetë 17 632 miljard dollarë; ndërsa ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “veçse” 17 416 miljardë. Vitin e kaluar, këto të fundit regjistronin ende një avantazh të lehtë mbi Pekinin.

Sipas MarketWatch, ky klasifikim i ri pasqyron fare mirë një tendencë afatgjatë të zhvillimit industrial të Kinës në sajë të një modifikimi të kohëve të fundit të llogaritjes së GDP së Kinës nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo reformë shpuri në integrimin e më shumë aktiviteteve në pasurinë kombëtare, dhe kështu i fryu pak më tepër ato – një efekt që e eksperimentoi Franca këtë vit.

Pra Kina ngjitet në shkallën e parë të podiumit. E bën të besueshme këtë parashikimet e FMN. Por a është kjo situatë me të vërtetë e re? Të analizojmë GDP në çmime konstante  (domethënë e korrigjuar nga efektet e inflacionit): në bazë të kësaj llogarie, Pekini qysh në vitin  2011 e ka shoqëruar në termat e pasurisë kombëtare.
MarketWatch konsideron se është më e sigurt që të shprehet GDP me paritetin e fuqisë blerëse. Dhe për këtë ka arsye të mira. Në fakt si mund të gjejmë një referencë të përbashkët për të shprehur pasurinë e vendeve që ndryshojnë jo vetëm nga monedha, por gjithashtu nga nivelet e tyre të jetesës? Ka një zgjidhje për këtë që gjthshka të konvertohet në të njëjtën valutë të huaj, për shembulll dollarin.

Por në këtë rast rezultatet rezultojnë nga një modifikimi i kursit të këmbimit. Në këtë rast dollari nuk ka domosdo të njëjtën vlerë përdorimi sipas vëndeve. Dhe konkretisht kjo lejon të blihen më shumë gjëra në Kinë se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Llogaritja e bërë për barazinë e fuqisë blerëse është një përgjigje për këtë problem. Ajo konsiston në atë që të mos përdoren kurset e këmbimit zyrtar për të konvertuar monedhat midis tyre, por të matet fuqia e tyre e blerjes në raport me një shportë produktesh.

Për shëmbull nëqoftëse një shishe ujë kushton 4 dollarë në Amerikë dhe 2 jen në Kinë, kursi i këmbimit themelor është 1 jen për 2 dollarë. Ky kurs është përzgjedhur për të shprehur GDP e Kinës në monedhën amerikane. Gjithsesi në praktikë “shportat” e përzgjedhura nga institucionet ndërkombëtare përfshijnë më tepër se 3000 artikuj konsumi dhe shërbime.

Mirret kështu një indikator relativisht konkret, një medalje ari më tepër për Kinën në fushën ekonomike. Gjithsesi mbetet një kategori në të cilën Pekini do të qëndrojë për një kohë të gjatë  mbrapa: në GDP (Barazinë e fuqisë blerëse (BFB) për banorë.

Në këtë klasifikim në vitin 2013, për arsye të popullsisë së saj të madhe Kina zinte vëndin e 89-të, midis ishujve Maldive dhe Jordanisë.
L’ Express/www.bota.al

Lajme të ngjashme

Back to top button