“Arseni Jovkov”, Ramani kthehet në postin e tij, drejtoresha e nervozuar

Takimi tek kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski zgjati një orë. Ishte thirrur drejtoresha e Shkollës së Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov” Jovanka Asprovska për të referuar mbi gjendjen e krijuar në këtë shkollë pas vendimit të saj për të shkarkuar përgjegjësin e paraleleve shqipe, Nazmi Ramani, bojkotin e procesit mësimor nga nxënësit shqiptarë si dhe problemet me  numrin e nxënësve në paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase në këtë shkollë. Në takimin mes Trajanovskit dhe Asprovskës për të cilën prindërit shqiptarë kërkojnë dorëheqje, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe Nazmi Rrahmani përgjegjësi për paralelet me mësim në gjuhën shqipe në Arseni Jovkov. Informata zyrtare se cili ka qenë rezultati i takimit nuk ka, drejtoresha Asproska dukshëm e nervozuar nuk u ndal për të dhënë prononcim për TV ALSAT-M.

Jozyrtarishtë ALSAT-M mëson se prej sot Nazmi Ramani është kthyer në postin e tij të mëparshëm, përgjegjës për paralelet shqipe në ‘Arseni Jovkov’, ndërsa për çështjet tjera për të cilat janë marrë vesh në takim, nesër duhet të prononcohen bashkë, Ramani dhe Asprovska. Kjo e fundit tanimë një muaj i ikë ballafaqimit me Televizionin ALSAT-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button