Arrestohet grupi i Fadil Arsllanit, që përfitoi mbi 2 milionë euro nga borxhet me fajde

Numri i të arrestuarve në Maqedoninë Perëndimore shkon në 15 persona, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Numri më i madh i të arrestuarve janë banues të Gostivarit.

Ata ngarkohen me veprën “fajde”, “shoqërim kriminal”, “gjobëvënie” dhe “pastrim parash”. Mes të arrestuarve janë edhe 4 avokatë dhe 1 përmbarues, të cilët kanë ndihmuar grupin kriminal për aspektet juridike të veprimtarisë.

Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit?

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se grupi kriminal është marrë me fajde, duke përfituar me anë shantazhesh, kërcënimesh dhe dhunë.

Pasurinë e përfituar, ata më pas e kanë legalizuar me ndihmën e avokatëve dhe përmbaruesit, duke shfrytëzuar për këtë qëllim ndërmarrjet e tyre por dhe llogaritë bankare.

Të dyshuarit, me mjetet e përfituara në mënyrë të kundërligjshme, kanë blerë patundshmëri dhe makina, si dhe kanë vazhduar të japin borxh me fajde me normë interesi prej 8 deri 20 për qind.

Policia ka siguruar prova se grupi kriminal i cili kaleshuar në qarkullim legal në banka rreth 2.125.000 euro dhe 54 mijë dollarë amerikanë.

Policia bëri me dije se katër të dyshuar të tjerë, dy nga të cilët mendohet se ndodhen jashtë shtetit, janë të pakapshëm për policinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button