Kur racizmi prek miliarderët, “Është shumë e shtrenjtë për ty”

Një nga prezantueset më të njohura në botë, amerikania Oprah Winfrey thotë se ra viktimë e racizmit gjatë një vizite së fundmi në Zvicër.

Ajo tha se një shitëse në një dyqan çantash dore të klasit të lartë në Cyrih, refuzoi që t’i shërbente.

Winfrey është një nga femrat më të pasura në botë, por shitësja i tha se çantat në vitrinë ishin shumë të shtrenjta për të.

Deklaratat e saj vijnë në një moment tensioni politik në Zvicër për shkak të planeve të disa bashkive për të ndaluar azilkërkuesit që të shfaqen në ambiente publike.

Korrespondentja e BBC thotë se grupet e të drejtave të njeriut thonë se një masë e tillë, që synon ndalimin e azilkërkuesve nga pishinat, libraritë apo fushat e lojës, është aparteid.

Winfrey ishte muajin e shkuar në Zvicër për të marrë pjesë në martesën e Tina Turner.

Ajo tha se u largua nga dyqani pa bërë debat, por shtoi se kjo eksperiencë është një provë e fortë se racizmi vazhdon të jetë një problem.

BBC thotë se pretendimet e saj janë një katastrofë për imazhin e Zvicrës.

Aktualisht 48 mijë njerëz kërkojnë azil në Zvicër, dy herë më shumë se mesatarja evropiane./ep

Lajme të ngjashme

Back to top button