Kinë: Policia nis aksionin për largimin e protestuesve

Policia në Hong Kong ka filluar ta pastroj vendin ku për më shumë se dy muaj është mbajtur protesta pro-demokracisë në Kinë.

Sipas një urdhëri të lëshuar më datën 9 dhjetor, policia i ka urdhëruar protestuesit që të lirojnë hapësirën e bllokuar për gjithsej 75 ditë.

Disa nga protestuesit nuk e kanë përfillur urdhërin e policisë që të lirohet hapësira, por megjithatë, policia ka filluar me aksionin.

Për 75 ditë me radhë, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta në vitin 2017 në rajonin gjysmë-autonom.

Në fund të gushtit, qeveria në Pekin ka njoftuar se kandidatët për zgjedhjet e vitit 2017, së pari duhet të verifikohen nga një komision i besueshëm. /rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button