Zanatçinjtë e vjetër mezi ekzistojnë, konkurrenca jo lojale i çon drejtë zhdukjes

Punët artizanale ngecin shumë, disa janë edhe në zhdukje,  shumica e tyre për shkak të konkurrencës jo lojale. Në Tetovë dyqanet e vogla ku farkoheshin punët artizanale kanë mbetur shumë pak, në disa veprimtari thuajse janë zhdukur plotësisht. Ndër të rrallët zanatçi që mundohen të ekzistojnë janë rrobaqepësi, por edhe këta mezi i përballojnë konkurrencës jo lojale dhe rënies së vazhdueshme të interesit të njerëzve për këtë veprimtari.

Njëri ndër rrobaqepësit e vjetër Ismail Islami, nga Tetova thotë se po përballon me vështirësi zanatin e tij. “Puna jonë thuajse ka marrë fund, qëndrojmë gjatë gjithë ditës për riparime të vogla që vështirë a sigurojnë ekzistencën. Si zanatçi të vjetër që jemi për këto dyqane të vogla që posedojmë nuk kemi aspak tolerancë, gjithçka evidentohet nga tatimorët”, thotë Ismaili.

Manifestimi ditët e zanateve, konstatoi se edhe përkundër vështirësive zanatçinjtë në Maqedoni duhet të kenë më shumë vëmendje dhe se ofrojnë ende mundësi.

Edhe pse shteti në kohën e fundit ka bërë disa hapa për përkrahjen e këtyre veprimtarive, përsëri zanatçinjtë nuk marrin përkrahjen e nevojshme. Dyqanet e vogla qe si veprimtari kane punën artizanale te mjeshtërve po shndërrohet në veprimtari deficitare edhe në Çarshinë e Shkupit që mezi arrin të ruaj imazhin e një rrugice të vjetër ku prodhimet artizanale ekspozohen si mjeshtëri e zanatçinjve të vjetër.

Sipas sekretarit shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, Enver Husini, potenciali i zanatçinjve në Maqedoni ende nuk është shfrytëzuar plotësisht.

“Zanatçinjtë patjetër duhet të promovohen si pjesë e rëndësishme e ekonomisë së vendit. Kjo nuk është vetëm traditë dhe mbrojtje e kulturës, por veprimtari e lartë teknike, atraktive dhe me perspektivë për të rinjtë”, tha Huseini.

Lajme të ngjashme

Back to top button