Avokatët: Fillimi i “Likuidimit”, nuk sugjeron gjykim të drejtë

Edhe tre të akuzuarit që dëshmuan në pjesën e parë të procesit “Likudimi”, u vetëdeklaruan se nuk janë fajtorë. I pari në procesin e sotëm në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me të cilin filloi i njëjti ishte i akuzuari Ile Tanev, i cili argumentoi se as që ka dashur, e as që ka pasur qëllim që t’u ndihmojë të akuzuarve në vrasjen në fshatin Oreshe, e as që ka marrë, e as që ka kërkuar të holla për kompensim, siç thuhet në aktakuzë.

“Në këtë proces, unë jam i akuzuar për punë e cila është obligim për daltilografët dhe shërbimeve teknike në gjykatë. Çdo  gjë që është shkruar në aktakuzë, nuk është e vërtetë”, tha Tanev.

I akuzuari i dytë, Sabedin Hofman, i njohur si Xhini, i cili nga ana e prokurorisë thonë se është ndërmjetës në ngjarjet në Oreshe, tha se gjëja e vetme që është e vërtetë është se ai nuk ka kërkuar, e as që ka ofruar ndërmjetësim për dikë dhe se disa nga të akuzuarit i njeh sepse një ose dy herë kanë ardhur tek ai në restorant, si mysafirë.

I akuzuari i tretë, ish gjykatës e pastaj avokat, Valentin Zafirov, para këshillit gjyqësor tha se në dëshmitarin e mbrojtur në procesin Oreshe, identiteti i të cilit u zbulua në publik, vetë ai i ka dhënë statusin e dëshmitarit të rrezikuar dhe se identiteti i tij ka qenë sekret, ndërsa si ka qenë i zbardhur, ai nuk ka njohuri.

“Unë jam i akuzuar për dhënien e dokumentit në të cilin qëllimisht është zbuluar identiteti i dëshmitarit mbrojtës, ndërsa gjëja e vetme që është e vërtetë dhe për këtë ka fakte në lidhje me dëshmitarin e rrezikuar, është se pas deklaratës së dhënë tek unë, kopje ku thuhet se vetë identiteti i tij mbrojtës i është dhënë mbrojtjes”, tha Zafirov.

Dy avokatët e tij pastaj reaguan se nuk i kanë pranuar provat që janë theksuar në aktakuzë.

Lajme të ngjashme

Back to top button