Trajanovski ka thirrur në takim drejtoreshën e shkollës së mesme “Arseni Jovkov”

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka thirrur në takim drejtoreshën e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” Jovanka Asprovska dhe përgjegjësin e shkarkuar për paralelet shqipe, Nazmi Rrahmani.

Sot në orën  9, njofton Këshilli i Prindërve shqiptarë të shkollës “Arseni Jovkov”, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka thirrur në takim drejtoreshën e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” Jovanka Asprovska dhe përgjegjësin e shkarkuar për paralelet shqipe, Nazmi Rrahmani.

Këshilli e vlerëson si arbitrar vendimin e drejtoreshës Asprovska për të shkarkuar përgjegjësin e paraleleve shqipe, dhe kërkon dorëheqjen e saj. Në rast të kundërt, Këshilli paralajmëron se do të vazhdojë me protestat dhe me bojkotimin e mësimit.

Pas takimit të sotëm, Këshilli pritet të mblidhet sërish për të diskutuar në lidhje me veprimet e mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button