Komuna e Strugës përshpejton procedurat për legalizimin e objekteve pa leje

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka shtuar numrin e Komisoioneve që merren me zbatimin e procedurave  për legalizimin ne objekteve pa leje, në përpjekje për ta bërë sa më të shkurtër këtë procedurë.
 
“Me qëllim që të përshpejtohet procedura për legalizimin e objekteve pa leje, kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, rriti numrin e komisioneve që merren me procedurën e legalizimit. Kështu nga një komision i tillë, u formuan edhe tre të tillë, me qëllim që të shmanget fluksi i madh i kërkesave të parashtruara nga qytetarët e Strugës për legalizimin e objekteve të tyre”,  thonë në Komunën e Strugës.

Administrta komunale ka paralajmëruar se Komisionet pritet të fillojnë me punë ditëve në vijim dhe me këtë rast më nuk do të ketë nevojë që qytetarët që kanë bërë kërkesa të tilla të vijnë për çdo ditë dyerve të komunës, por vetë anëtarët e komisioneve do ti kërkojnë ata nëpër shtëpitë dhe objektet e tyre që presin radhë për tu legalizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button