Ilirët e Kumanovës përleshen me maqedonasit duke përkrahur Pejën (VIDEO)

Në sfidën kundër Kumanovës, skuadrën e Pejës e kanë përkrahur një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë “Ilirët” nga Kumanova.

Kjo aspak nuk u ka pëlqyer tifozëve maqedonas të Kumanovës, “Kumani”, të cilët në një rast tentuan të vjedhin flamurin kombëtar shqiptar, por që shumë shpejt kanë reaguar “Ilirët”. Nga video inçizimi që është postuar në rrjetin social “Facebook”. shihet qartë se policia dhe sigurimi nuk reagojnë edhe pse vërehet haptas personi i cili tentoi ta merr flamurin kombëtar shqipëtarë.

Një video të tillë e sjell një tifoz i Pejës i pranishëm në Kumanovë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button