City lehtë kaloi Romën (Video)

Skuadra angleze, Manchester City, ka arritur të shënojë fitore 2:0 kundër Romës në Olimpico.

Skuadra nga Etihad u tregua tejet efikase në rastet e saj, duke siguruar trepikëshin e kualifikimit.

Samir Nasri (60’) dhe Pablo Zabaleta (86’) shënuan golat e këtij triumfi për Cityn që kualifikohet me tetë pikë në pozitën e dytë.

Fitore 3:0 realizoi Bayern Munichu, skuadër e cila mposhti në udhëtim CSKA Moskën.

Barcelona mposht PSG-në

Barcelona ka shënaur fitore 3:1 në përballje me PSG-në në Camp Nou.

Treshja Messi-Neymar Suarez realizuan golat për blaugranët në këtë sfidë, përderisa Ibrahimovic shënoi golin e vetëm të francezëve.

Sfida tjetër e këtij grupi përfundoi me fitoren 4:0 të Ajaxit kundër APOEL Nicosias.

Schalke i bashkohet Chelseat

Schalke ka arritur ta sigurojë pozitën e dytë në Grupin G për të kaluar tutje në Champions.

Gjermanët triumfuan në udhëtim 1:0 kundër Mariborit me golin e vetëm të realizuar nga Max Meyer (62’).

Nga ky grup, si e para kualifikohet Chelsea me 14 pikë. Londinezët sonte mposhtën 3:1 Sportingun.

Lajme të ngjashme

Back to top button