6 objekte që nuk lahen, ndonëse duhet të lahen sepse ju dëmtojnë!

Nëse duam qete kemi vërtet një higjiene perfekte dhe shtëpinë gjithnjë te pastër, duhet qe jashtë vëmendjes te mos leme as edhe ato objekte te cilat i përdorim dhe i kemi neper duar çdo dite, por qe me se shumti i harrojmë, duke mundësuar kështu qe ato te kthehen ne vendstrehime te baktereve te dëmshme.

1. Jastëku. Sipas një studimi, pasoje e përdorimit te zgjatur te një jastëku te vjetër, apo te pa lare ashtu siç duhet dhe shpesh, mund te jete edhe vete astma. Kujdes veçanërisht me jastëkët sintetike. Larja me e mire e tyre mund te behet ne lavanderitë e posaçme, ku mundësohet larja e thelle e tyre. Ndërkohë, ato sintetike mund te lahen normalisht ne lavatrice, ashtu sikurse teshat e tjera sintetike.

2. Lidhëset e këpucëve. Studimet kane treguar se tek këpucët gjenden 9 tipe bakteresh. Këto janë ne gjendje te shkaktojnë sëmundje te aparatit tretës dhe atij te frymëmarrjes. Lidhëset e tyre janë një ambient shume i favorshëm, kjo edhe për faktin se ato shpesh takojnë token dhe mbledhin jo vetëm bakteret, por edhe ushqimin për to. E keqja është se veçanërisht, lidhëset, i kapim me dore çdo dite, madje disa here ne dite. Mund te lahen ose me lavatrice, ose duke i lënë për disa kohe ne ujë te ngrohte me sapun dhe shpëlarje me pas.

3. Mbajtësi i furçës se dhëmbëve. Edhe pse vendi i tyre është pranë lavamanit, ato rralle i nënshtrohen procesit t larjes. Sipas një studimi te National Sanitation Foundation (NSF), këto mjedise mund te jene një vend i mire për rritjen e baktereve te fuqishme, ne radhe te pare te stafilokokut. Ky është bakteri me i fuqishëm qe mund te gjendet ne banjat tona.

4. Çelësat. I mbajmë për dite me vete, por asnjëherë nuk kujtohemi qe t’i lajme. E pra ato janë plot me baktere, te cilat i marri ngado ku vendosen, dhe përmes duarve na infektojnë. Çelësat janë një prej artikujve me te ndotura me te cilat jemi ne kontakt dhe sipas një studimi britanik, ato janë pese here me te kontaminuar me baktere se sa objekti me i ndotur i tualetit. Për te lare ato mjafton një operacion i lehte dhe i zakonshëm larjeje.

5. Smartphone. I vëmë kudo dhe i marrim po ashtu kudo. Kjo është arsyeja, qe aparatet tona janë nga me te ndoturat objekte qe kemi me vete. Studimet dhe analizat kane treguar se ato janë me te kontaminuara edhe se kapakët e WC-ve. Pastrimi i tyre është gjithashtu shume i thjeshte.

6. Çanta. Te gjitha llojet e çantave janë potencialisht objekte te kontaminuara për vete natyrën e tyre. Edhe për to, studimet tregojnë se janë me te ndotura se vete banjat tona te zyrave. Edhe për larjen e tyre, përveç larjeve te thjeshta, këshillohet larja ne lavanteri.

Lajme të ngjashme

Back to top button