“Zori” u shfaq premierë në kinemanë ABC

Zhanri i filmit ishte dramë aksion që kishte disa ndërthurje komike ku sipas skenaristi ato ishin të pa planifikuara. Vlen të theksohet që është hera e parë që në një film të ketë disa fytyra publike të vendit tonë.

Një baba detyrohet ta plaçkisë një bankë për shërimin e vajzës së tij të aksidentuar e cila ishte në gjendje të keqe dhe i duhej trajtim jashtë vendit. Në pamundësi të paguaj për shërimin e vajzës ai vendos të vjedh në bankë me një grup kriminelësh të tjerë të cilët e tradhtojnë dhe si pasojë e kësaj bëhen edhe shumë vrasje të tjera. Zgjedh një rrugë të gabuar e cila nuk e çon asgjëkund dhe trajtimin e vajzës e bënë shoku i tij i ngushtë duke u gjendur në një mënyrë paqësore.
Kjo është tema e filmit “Zori”, me skenar të Kenan Gurgurovcit dhe regji të Esat Fejzës, që shfaq të mërkurën premierë për media në kinemanë ABC, ku ishte shumë e vështirë për të hyrë brenda për shkak të numrit të madh të të interesuarve kryesisht fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

Skenaristi i këtij filmi, Kenan Gurgurovci tregoi në konferencë për media, se kjo temë është aktuale për realitetin kosovar por edhe atë ndërkombëtar.

“Përafërsisht nëntë muaj ka marrë kohë realizimi i këtij filmi, skenari ka filluar qysh më herët ku kemi pas dëshirë të jetë diçka më dinamike. Realisht mesazhi i filmit është që e rrezikon jetën e një personazhi për ta bërë një të mirë por që e zgjedh një rrugë të gabuar. Fytyrat publike kemi vendos t`i marrim se ka qenë më lehtë sepse “shitet filmi më shumë””, tha ndër të tjera Gurgurovci.

Zhanri i filmit ishte dramë aksion që kishte disa ndërthurje komike ku sipas skenaristi ato ishin të pa planifikuara. Vlen të theksohet që është hera e parë që në një film të ketë disa fytyra publike të vendit tonë.

E aktori kryesor njëherësh edhe producent i filmit, Naser Gashi tha se e rëndësishme është që filmi t`i pëlqej publikut tonë dhe se nuk kanë ndonjë plan që këtë film ta shfaqin edhe jashtë Kosovës. Ai theksoi se është në përgatitje të një filmi tjetër të zhanrit aksion.
Aktori, Sunaj Raca paraqitet në këtë film në rolin negativ të babait të mafies. Ai i përgëzoi këngëtarët që ishin pjesë e këtij filmi, për profesionalizmin që treguan.
“Unë i përgëzoj kolegët e mi sepse në çastin që dalin para kamerës këta nuk janë më këngëtarë por janë aktorë dhe këta kanë arrit ta bëjnë punën ashtu siç duhet. Unë besoj që do t`i thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë”, theksoi Raca.
Të mërkurën prej orës 22:00 në kinemanë ABC,“Zori”do të ketë premierën për shikuesit dhe adhuruesit e filmave aksion. /KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button