Kukësi me Trabzonsporin, Skënderbeu ndaj Odesa

Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për UEFA Europa League në të cilën garë marrin pjesë edhe dy skuadrat shqiptare, ajo e Skënderbeut dhe skuadra e Kukësit të cilët do të luftojnë për një vend në fazën e grupit.

Skuadra e FC Kukësit, e cila deri me tani ka pasur një ecuri të mirë në këtë ligë, përballë do ta këtë skuadrën turke të Trabzonspor AS, që do të jetë një sfidë e madhe për skuadrën verilindore e cila deri me tani ka eliminuar disa kundërshtarë të fortë e që do të mundohet ta bëj këtë edhe kundër Trabzonsporit.

Nga ana tjetër, skuadra nga Korça, Skënderbeu do të përballet me skuadrën ukrainase FC Chernomorets Odesa, një tjetër skuadër ukrainase që do të përballet me një skuadër shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button