‘Arseni Jovkov’: Vazhdojnë protestat, dorëhiqet Krivanjeva

Përgjegjësi i ri për paralelet shqipe në “Arseni Jovkov” Arben Krivanjeva, i emëruar nga drejtoresha Jovanka Asprovska ka refuzuar postin pas protestave dhe bojkotit të procesit edukativo-arsimor nga nxënësit shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike dhe reagimeve të shumta në opinion. Ndërkohë sot për të dytën ditë me radhë përmes bojkotit të mësimit, nxënësit shqiptarë, të përkrahur edhe nga prindërit e tyre dhe profesorët, kërkuan dorëheqjen e drejtoreshës së shkollës Jovanka Asprovska e cila ditë më parë shkarkoi nga detyra ndihmësin e saj Nazmi Ramani pas deklaratave të tij mbi gjendjen me paralelet shqipe, transmeton Alsat M.

Nxënësit shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’ thonë se ata do të këmbëngulin, nëse drejtoresha Jovanka Asprovska nuk jep dorëheqje, ata do ti drejtohen Qytetit të Shkupit, ndërsa thonë se prindërit e tyre do të ngrenë padi në Prokurorin Publike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button