fbpx

Studentët protestojnë, USHT bën thirrje për anketë!

Përderisa studentët përmes marshit studentor e kundërshtojnë vendimin për testimin ekstern, Parlamenti studentor nga Universiteti Shtetëror i Tetovës ende nuk ka marrë qëndrim rreth idesë së qeverisë për vendosjen e provimit shtetëror në fakultete.

“Parlamenti Studentor i USHT-së, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e punës, në bashkëpunim me Zyrën e Arsimit, ka përgatitur dhe publikuar në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit anketën për ta kuptuar opinionin e studentëve dhe mësimdhënësve, lidhur me testimin ekstern.

Në kuadër të kësaj ankete, ne kemi përfshirë faktorë dhe elementë të ndryshëm, të cilët bëjnë të mundur nxjerrjen e një analize mësimore dhe shkencore nëse duhet të implementohet ose jo testimi ekstern në institucionet e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë.

Procesi i anketimit vijon edhe më tej, ndaj dhe unë në emër të Parlamentit Studentor të USHT-së, përmes kësaj konference për shtyp, u bëj thirrje të gjithë studentëve, si në selinë qendrore të Universitetit në Tetovë, po ashtu edhe gjithë kolegëve tanë që studiojnë në studimet e disperzuara, të marrin pjesë në anketën dhe të japin mendimin tyre pro ose kundër realizimit  të testimit ekstern.

Me përfundimin e afatit të anketimit, ne do t’i publikojmë rezultatet e këtij studimi dhe qëndrimin e përgjithshëm të studentëve tanë do ta konsiderojmë qëndrim zyrtar të Parlamentit Studentor të USHT-së.” tha sot kryetari iPS-USHT, Ardian Bilalli.

Është e paqartë pse deri më tani USHT nuk e ka realizuar kët anketë që deri më sot në ditën e marshit të kishte qëndrim?

Lajme të ngjashme

Back to top button