Fitër Bajrami bashkon pjesëtarët e konfesionit islam dhe të krishterë

Tradita në Dibër vazhdon , Fitër Bajrami  bashkoi edhe kësaj here pjesëtarët e konfesionit islam dhe të krishterë. Në myftinë e Dibrës, i pari i kishës ortodokse në Dibër, Bllagoja Spirovski u mirëprit nga myftiu i Ramazan Hasa për të uruar Fitër Bajramin. 

Me këtë rast Myftiu Hasa duke falënderuar ipeshkun Spirovski tha ,, Sot ku gjithë bota feston ditën e Bajramit, jemi edhe ne ato që festojmë, edhe sivjet myftinia e Dibrës së bashku me përfaqësuesin e kishës ortodokse , janë përherë në këtë festë madhore. Kjo dëshmon se është festë e unitetit , barazisë, bashkimit sepse kështu na porosit libri ynë hyjnor-Kurani. Me këtë rast ne jemi të obliguar të njohim njëri tjetrin , të respektojmë dhe ne jemi të obliguar të gëzojmë së bashku. Këto janë parime të fesë, festat  fetare na bashkojnë, nuk dallon të voglin nga i madhi, të pasurin nga të varfrin , dhe sot në  festë  duhet  t’i shtrijmë dorën njëri tjetrit”, theksoi myftiu Hasa. 

Ndërkaq i pari i Kishës ortodokse në Dibër , Bllagoja Spirovski, duke uruar festën e Fitër Bajramit  tha ,, Kjo është ditë e madhe për Dibrën, tradita do të vazhdon, përherë do të jemi bashkë , do të jemi  unik dhe shembull për të tjerët .  Bashkëjetesa na dhuron lumturi dhe ndihmë ndaj njëri tjetrit, Perëndia është e përbashkët për gjithë njerëzimin ndaj festat e këtilla i mirëpresim me gëzim dhe respekt ndaj njëri tjetrit”, theksi Spirovski.

Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata  i cili mes tjerash shtoi  ,,Në botë flitet për tolerancë fetare, por atje qëndrojnë shumë prapa skena që nuk janë reale , ndërkaq në Dibër kjo është praktike  realiste vite me radhë, kjo vërtetohet  publikisht , jo vetëm me fjalë po edhe me vepra. Si kryetar komune ndjej një obligim të veçantë që bashkësitë fetare  të kenë trajtim të veçantë në Dibër jo vetëm materiale, por kultura dhe civilizimi dibran të vazhdojë edhe më tej. Ne, festat e fesë islame dhe  krishtere i festojmë bashkë dhe jo rastësisht mendoj se do të vazhdojë sepse kjo është vlerë e qytetit tonë, e kaluara dhe ardhmëria e qytetit tonë të Dibrës”, përfundoi Lata. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button