Gorbaçov: Rusia dhe Perëndimorët të shkrijnë marrëdhëniet mes tyre

Ish-presidenti rus, Mikhail Gorbachev, kërkoi sot një shkrirje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimorëve, që janë në nivelin më të ulët prej fillimit të krizës ukrainase.

Në një artikull të publikuar në të përditshmen ruse, “Rossiiskaia Gazeta”, ish-presidenti, 83-vjeçar, shpreh keqardhje që kriza ukrainase ka sjellë sanksione ekonomike kundër Rusisë por gjithashtu edhe një ndërprerje në shumë çështje jetësore si bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ndryshimit klimatike apo menaxhimin e epidemive.

“Ne duhet të shkrijmë menjëherë marrëdhëniet tona. I kërkoj krerëve të Rusisë dhe SHBA-së të reflektojnë në një mbledhje me një program të gjerë bisedimesh, pa kushte paraprake”, theksoi Gorbaçev, duke shtuar se e njëjta lloj mbledhje duhet të organizohet mes Rusisë dhe BE-së.

Ish-drejtuesi, fitues i një “Nobeli” për paqen, tregon me gisht përgjegjësinë e veçantë të Rusisë dhe SHBA-së duke u shprehur se “kur ata largohen, e gjithë bota përballet me pasoja të rënda”.

Mbi çështjen ukrainase, ai vlerëson se ushtria ukrainase dhe separatistët e shkelin që të dy armëpushimin, janë që të dy fajtorë që përdorin armë me rrezikshmëri të lartë dhe që nuk respektojnë të Drejtat e Njeriut.

Ish-kryetari, që ka kritikuar presidentin Vladimir Putin në të kaluarën, e mbështeti aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në shkurt duke vlerësuar se bëhej fjalë që të korrigjohej një gabim që daton në epokën sovjetike./ Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button