Policia vazhdon me “Detonator” në Tetovë e Gostivar, padi penale për bixhoz të paligjshëm

Policia e Gostivarit ka ngritur kallëzime të reja penale për disa banorë të rajonit të Tetovës dhe Gostivarit, nën akuzën për evazion fiskal dhe bixhoz. Kallëzimet penale në fjalë janë ngritur në kuadër të aksionit “Detonator”, me të cilin synohet që të luftohet bixhozi ilegal.
Kështu, kallëzime penale janë ngritur ndaj A. M: nga fshati Simnicë dhe M. N. dhe S.N., të dy banorë të Çergrait, ndërkohë që për banorin nga Simnica është ngritur kallëzim penal edhe për evazion fiskal.

Në arsyetimin e akuzave thuhet se të dyshuarit M.N. dhe S.N. nga shkurti deri në korrik kanë dhënë me qira dy objekte afariste A.M., i cili në mënyrë të paligjshme ka organizuar lojra fati-bixhoz, pa e regjistruar aparatin automatik.
Policia ka njoftuar se ai nuk ka paguar tatim në vlerë prej 5.534.875 denar.

Padi penale, ndërkaq policia për të njëjtën vepër  ka ngritur edhe ndaj A.SH. nga fshati Çegran dhe G.A. nga fshati Piriok. Ata gjithashtu, sipas poolicisë kanë organizuar lojra fati-bixhoz duke mos e regjistruar aparatin automatik dhe njëkohësisht nuk kanë paguar tatim në vlerë prej 5.396.625 denar.

Lajme të ngjashme

Back to top button