Neser prishet moti, shira dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njofton për nesër Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Sipas parashikimit të jashtëzakonshëm të DPHM-së, do të ketë paraqitje të izoluar të proceseve më intensive në lloj të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje elektrike, erë e fuqishme dhe breshër.

Të dielën dhe të hënën në orët e pasdites do të ketë paraqitje të të reshurave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, por me intensitet më të dobët. Do të fryejë erë veriore mesatare deri në të atë të përforcuar që do të kushtëzojë rënie të temperaturës për disa gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Back to top button