Kosovarët në Austri presin në radhë për bukë, duan të kthehen (Video)

Këto skena vijnë nga qyteti Traiskirchen në Austri, një qytet i vogël 20 kilometra në jug të Vjenës. Në këtë qytet është kampi i refugjatëve, që funksionin në kuadër të Zyrës së Azilit pjesë e Ministrisë së Brendshme. Aty momentalisht janë të vendosur rreth 300 kosovarë.

KTV-ja ka arritur të zhvillojë një bisedë telefonike me njërin kosovarët që ka mbërritur në këtë kamp, që nuk ka dashur të identifikohej.

Ai tregon se kanë paguar qindra euro për të kaluar edhe kufirin Kosovë-Serbi, e qindra të tjera për të dalë më pas nga Serbia në Hungari.

Ata që janë të vendosur në këtë kamp refugjatësh, thonë se kushtet nuk janë të këqija dhe janë të lirë për të lëvizur.

Sipas tyre për shkak të kësaj, disa edhe po tentojnë të largohen drejt shteteve të tjera si Gjermania e Franca, e disa të tjerë edhe po synojnë të kthehen në Kosovë, transmeton Koha.net.

Por, edhe për kthimin në Kosovë, sipas tyre u duhet të marrin një përgjigje nga autoritetet austriake, e që në disa raste vonon deri në disa muaj./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button