Manastir, treni godet për vdekje një person

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tragjik në Manastir.

Sipas MPB-së, në orën 4 të mëngjesit treni i cili po lëvizte nga Manastiri për në Shkup ka goditur për vdekje një person deri tani ende të panjohur.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth një kilometër pasi treni kishte nisur nga stacioni hekurudhor në Manastir.

Policia ka kryer hetimet paraprake, kurse trupi është dorëzuar për obduksion për të vërtetuar nëse është vetëvrasje apo është aksident. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button