Në Turqi njoftohet futja e osmanllishtes si lëndë në shkollat e mesme

Osmanllishtja do të jetë lëndë mësimore me zgjedhje në shkollat e mesme turke, ndërsa frekuentimi i leksioneve do të varet nga vetë nxënësit, sipas zyrtarëve vendorë.

Këshilli Kombëtar Turk i Arsimit, votoi futjen e orëve mësimore të Osmanllishtes në shkollat e mesme fetare. Ndërkohë osmanllishtja do të jetë lëndë fakultative në të gjitha shkollat, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ditën e djeshme gjatë një fjalimi në mbajtjen e këshillit të pestë Fetar në Ankara tha se osmanllishtja në Turqi do të mësohet dhe do të jepet si lëndë mësimore sepse kjo është hallka liëdhëse kryesore e trashëgimisë së pasur historike të Turqisë.

“Ka nga ata që kundërshtojnë mësimin dhe mësimdhënien e osmanllishtes në Turqi. Ky është rrezik i madh. U pëlqen apo jo, osmanllishtja do të mësohet dhe të jepet si lëndë mësimore në këtë vend”, tha Erdogan.

Duke theksuar se osmnallishtja është gjuhë turke e cila nuk mund të vjetërohet, dhe nuk është diçka e huaj, Presidenti Erdogan tha se me mësimin e kësaj gjuhe do të mësohen të vërtetat.

Në komentin e pyetjeve kritikëve se ajo do të ishte “për të mësuar leximin e mbishkrime në varrezat e vjetra”, Erdogan tha se pikërisht ky është problemi, sepse në këto mbishkrime qëndron historia dhe qytetërimi, si dhe ngriti pyetjen “a ka injorancë më të madhe për faktin se brezi i ri nuk e di kush është varrosur në këto varreza?”

“Ishin këto hallkat e lidhjes së ngushtë me etërit tanë dhe ato u shkëputën. Ndoshta me ngjashmëri ka vepruar edhe Hulagu Khan kur dogji dhe shkatërroi Bagdadin, edhe ne kemi rastin e shkatrrimit të veprave disa shekullore dhe largimi i një brezi të tërë nga këto vepra, me siguri nuk është e rastësishme. Tani jemi një popull që nuk dimë të lexojmë veprat tona arkivore në Sulejmanije dhe Kagithane” tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka krahasuar këtë situatë me humbjen e pasurisë dhe tha se kjo është fatkeqësi shumë e madhe. “Kur njerëzit shkencërisht të zhvilluar humbin këtë pasuri, ngjan me njeriune pasur materialisht që për shkak të inflacionit mbetet pa para.

“Na vjen gjermani Hans dhe mëson dhe hulumton këto vepra, por për fat të keq kjo nuk është e njëjtë. Për këtë, pavarësisht nga të gjitha presionet që kërcënojnë vetë-besimin turk dhe detyrojnë Turqinë të bëjë sjellje mbrojtëse, shkenca në Turqi është e gjallë dhe do të jetë edhe më e fortë “, përfundoi Erdogan.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu tha se nuk ka nevojë “për alergji ndaj së kaluarës”. Ai shtoi se mësimi i osmanllishtes do të jetë çështje e zgjedhjes së vetë studentëve.

“Ata që duan ta mësojnë osmanllishten do tu mundësohet, ndërsa ata që nuk janë të interesuar mund të zgjedhin tjetër lëndë mësimore. Ky është thelbi i tregimit dhe nuk ishte osmanllishtja tema e vetme që ka shqyrtuar Këshilli Kombëtar i Arsimit,” shpjegoi Davutoglu.

Në Izmir të Turqisë, është paraljmëruar hapja e kurseve të osmanllishtes, e ngjashme me turqishten e sotme por me alfabet Arab.

Pas reformave të 1928 alfabeti Arab u zëvëndësua me atë Latin.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button