Vidhen të holla dhe stoli me vlerë prej 53 mijë euro

Gjithsej 53 mijë euro në të holla dhe stoli, ka marrë me vete një vjedhës i cili është futur në një shtëpi në rrugën “Franc Rozman” të Shkupit, gjatë disa ditëve me radhë, edhe atë prej festës së Ilindenit, e deri mbrëmë, informojnë nga Policia e Shkupit.

Hajduti ka hyrë nëpërmjet derës së ballkonit të shtëpisë së M.M. (52) dhe pas kërkimit nëpër shtëpi, ka marrë një sasi të madhe të arit, denarë dhe deviza, me vlerë prej 3 milion e 240 mijë denarë (53 mijë euro).

Janë marrë të gjitha masat për ta zbuluar autorin e krimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button