Me ndihmën e satelitëve zbulohen edhe 17 piramida në Egjipt!

Me ndihmën e imazheve nga satelitët, në Egjipt janë zbuluar edhe 17 piramide të panjohura deri tani. Gjithashtu janë zbuluar edhe 1000 varre dhe 3000 vendbanime të lashta, njoftojnë hulumtuesit.

Një ekip nga Universiteti i Alabamës ka analizuar imazhet satelitore të tokës që janë bërë me rreze infra të kuqe, të cilat mund të nxjerrin në pah materiale të ndryshme nën tokë.

Gërmimet testuese kanë konfirmuar zbulimet e marra nga studimi satelitor – arkeologët tashmë kanë ardhur te dy piramidat nëntokësore.“Të gërmosh piramidat është një ëndërr e çdo arkeologu”, deklaroi Dr. Sarah Parak, udhëheqëse e hulumtimit.

Disa nga këto zbulime ndodhën në zonën arkeologjike të Sakaras. Autoritetet egjiptiane në fillim nuk ishin të interesuar për këto zbulime, mirëpo pas provave të bëra me ndihmën e kamerave të forta dhe teknologjisë së satelitëve ata panë dy piramidat potenciale.

Tani më qeveria është e bindur se Sakara është nga lokacionet më të rëndësishme arkeologjike në Egjipt.

“Indiana Jones është shkollë e vjetër, ne kemi shkuar më tej. Ne i kërkojmë falje Harison Fordit” tha Dr. Parak.

Lajme të ngjashme

Back to top button