Unioni Studentor Shqiptar përkrah protestat studentore

Unioni Studentor Shqiptar përkrah protestat e nesërme studentore.

“Padyshim që niveli i lartë arsimor është imperativ i të gjithë dashamirësve të arsimit, përfshirë këtu edhe Unionin Studentor Shqiptar, por politizimi i vlerave arsimore që nëpërmjet testimit ekstern të studentëve dhe keqpërdorimi i hallit të tyre për mbulimin e dështimeve politike është i papranueshëm për ne si studentë dhe si organizatë studentore.
Duke u nisur nga fakti që, nga vendimi i qeverisë për testimin ekstern, Unioni Studentor Shqiptar ka qenë kundër këtij aktrimi qeveritar për kinse kujdes mbi kualitetin e arsimit, sepse që të testosh studentët së pari duhet testuar mësimdhënësit-profesorët dhe shumë para tyre duhet testuar edhe vet ata që do të testojnë të tjerët, dhe pasi që kjo kërkesë e jona hasi në vesh të shurdhër tek qeveritarët ne ishim dhe mbetemi kundër testimit ekstern në të gjitha nivelet arsimore.
Prandaj, Unioni Studentor Shqiptar i fton të gjithë studentët e Maqedonisë që nesër më datë 10.12.2014 (e mërkurë) me fillim nga ora 12.00 të takohemi para Universitetit “Qirili dhe Metodij” që bashkarisht dhe masovikisht të ngrejmë zërin e protestës kundër keqpërdorimit politik të studentëve.
Studentët kanë qenë dhe duhet të mbeten forca e ndryshimeve pozitive të vlerave arsimore.” thuhet në kumtesën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button