Organizata e të rinjve vlerësojnë se kanë kapacitet të marrin pjesë në procese konsultative

73 përqind nga organizatat e të rinjve vlerësojnë se organizatat për të rinjtë kanë kapacitet të marrin pjesë në procese konsultative. 81 përqind prej tyre vlerësojnë se janë të informuar cilat ligje, akte dhe dokumente kanë të bëjnë me të rinjtë në Maqedoni, tregon hulumtimi i fundit i realizuar nga Këshilli nacional për të rinjtë ën Maqedoni në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Sipas hulumtimit të prezantuar sot, dy e treta e organizatave ndonjëherë janë konsultuar nëpërmjet debateve apo proceseve të ndryshme për krijimin e ndonjë dokumenti nga ana e institucioneve.

Gjysma e organizatave asnjëherë nuk u janë drejtuar institucioneve për zgjidhjen e ndonjë problem apo çështje, ndërsa vetëm 30 përqind i kanë vlerësuar institucionet si të hapura për bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Back to top button