Qyteti i Shkupit organizon ‘Mbrëmjet e të drejtave të grave’

Qyteti i Shkupit  ka shpallur thirrje publike për organizimin e ‘Mbrëmjeve të të drejtave të gruas’.

Ky aktivitet do të organizohet në drejtim të implementimit të aktiviteteve të paraoara me Planin aksional të strategjisë gjinore në qytetin e Shkupit ‘Shkupi qytet i barazisë gjinore’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion i Qytetit të Shkupit.

‘Ngjarja “Mbrëmjet e të drejtave të grave 2014” organizohet me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8-Marsi, dhe ka për qëllim të ofrojë alternative kulturore në shënimin e kësaj date të rëndësishme për përaparimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Përmes artit, kjo ngjarje i inkurajon grate dhe burrat që të mbajnë qëndrim kritik ndaj pabarazisë gjinore, duzke i dhënë theks të veçantë arritjeve që janë bërë në këtë sferë’ informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe ky është edicioni i pestë i aktivitetit “Mbrëmjet e të drejtave të grave” ku do të projektohen 3 filma dokumentar të produksionit më të ri botëror, me diskutime tematike dhe ngjarje shoqëruese.

“Mbrëmjet e të drejtave të grave 2014“ do të zhvillohen tre ditë, ndërsa organizohen me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button