Nurishi dhe Urdinov ndahen me Shkëndijën

Jani Urdinov dhe Elivir Nurishi nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Drejtuesit e klubit dhe dy futbollistët kanë arritur marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e parakoshme të kontratave. Deri te vendimi erdhi pas analizës së efektit në periudhën e kaluar, ndërsa të dy palët kanë ardhur në përfundim që në të ardhmen rrugët të shkojnë në kahje të ndryshme, gjithnjë duke lënë mes veti miqësinë e ndërtuar bashkarisht.

Elvir Nurishi erdhi në skuadër afatin kalimtar të janarit të kaluar, ndërsa Jani Urdinov Shkëndijës i’u bashkua këtë verë. Gjithsesi, jeta dhe futbolli shpesheherë sjellin edhe gjëra të paparashikuara, kështu që në këtë moment ndarja shihej si zgjidhje më e favorshme për të dyja palët.

Me këtë rast drejtuesit e KF Shkëndija falemenderojnë Elvir Nurishin dhe Jani Urdinovin për bashkëpunimin korrekt dhe kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button