Gjendje e jashtëzakonshme në 19 fshatra të Serbisë

Në territorin e komunës Knjazhevac ka hyrë në fuqi gjendja e emergjente, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe kjo konfirmohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të njëjtit burim, më shumë se gjashtë ditë, në intervale periodike nuk ka energji elektrike në 19 fshatra dhe tre lagje, ku banojnë deri 2140 persona, të cilët janë pa energji elektrike për shkak të rrëzimit të largpërçuesit. “Me kërkesë të Sektorit Komunal të Shtabit të situatave emergjente të MPB-së së Serbisë, janë dërguar tetë gjeneratorë të ndryshëm të energjisë, që në një farë mase të normalizohet jeta në këto fshatra. Gjithashtu pjesëtarët e Departamentit tërë ditën janë në teren, ndërsa edhe gjatë natës do të punojnë për ti ndihmuar këta njerëz “, – tha Predrag Mariç, Shef i Departamentit të Emergjencave të MPB-së serbe.

Mariç tha se pjesëtarët e njësive zjarrfikëse-shpëtimtare të situatave emergjente të MPB-së së Serbisë, evakuuan njerëzit nga makinat me rrugë të ngrira, si dhe janë angazhuar në pastrimin e rrugëve në fshatrat e rrezikuara, kështuqë punëtorët e shërbimit shëndetësorë të mund të arrijnë deri tek popullata e kësaj zone.

Lajme të ngjashme

Back to top button