Kërkuan xhami me protesta, tash s’e ndërtojnë!

Me shumë zhurmë dhe me shumë mund e fituan të drejtën për të bërë objektin e xhamisë qendrore, por tashti kur e kanë lejen, nuk kanë nisur ende punimet, bën të ditur ktv.

Guri themeltar i xhamisë qendrore është shenja e vetme që tregon se parcelën përballë godinës së PTK-së në kryeqytet do të ndërtohet objekti më i madh për besimtarët myslimanë në vend. E prej vendosjes së tij, gati 1 vit më parë, kanë qenë procedurat ato që, sipas myftiut, Tërnava, i kanë marrë kohë Bashkësisë Islame.

Që në tetor Bashkësia Islame pati kërkuar ndihma financiare nga qytetarët për të ndihmuar ndërtimin e një objekti, që do kishte vend për të gjithë, raporton koha. Por, duket se ndihma nuk është shumë e madhe. Komuna e Prishtinës ndërkohë, sipas udhëheqësit të saj, Isa Mustafa, e ka bërë punën e vet me dhënien e truallit. Mungesa e xhamisë qendrore nuk do t’i pengojë besimtarët të kryejnë namazin e Fitër Bajramit jashtë, derisa kjo festë do bie në stinën e verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button