Tashmë me WhatsApp mund të dërgoni edhe mesazhe zanore

WhatsApp është shndërruar në aplikacionin më të preferuar për dërgimin e mesazheve. Një tregues i këtij suksesi është edhe audienca gjithnjë në rritje e cila aktualisht ka arritur në 300 milion.

Për të kënaqur akoma më tepër përdoruesit kompania ka vendosur të mundësojë një lloj të ri mesazhi duke shtuar kështu gamën e shërbimeve që ajo ofron.

Bëhet fjalë për mesazhet zanore (Voice Messaging), një opsion i ri që do të lehtësojë dhe përshpejtojë komunikimin në kohë reale pavarësisht nga largësia në të cilën ndodhen personat e përfshirë në komunikim.

Për të përftuar nga ky shërbim i ri mjafton që përdoruesit të klikojnë mbi butonin me ikonën e mikrofonit dhe pasi regjistrimi të ketë përfunduar mesazhi mund të dërgohet në të njëjtën mënyrë si mesazhet tekst. Aktivizimi i këtij shërbimi të ri do të bëhet pas 24 orësh për të gjitha platformat.

WhatsApp funksionon pothuajse në të gjitha platformat mobile si: iOS, Android, BlackBerry, Windows Phone.

Të rinjtë janë ata që e preferojnë më tepër këtë aplikacion duke qenë se është një alternative ekonomike për dërgimin e mesazheve. Aktualisht WhatsApp ka deklaruar se çdo ditë proçeson rreth 31 miliard mesazhe dhe ngarkon rreth 325 milion foto.

Lajme të ngjashme

Back to top button