Femrat mbajnë mend dashurinë e parë, meshkujt automobilin e parë

Një grup shkencëtarësh është marrë me këtë çështje dhe ka bërë një eksperiment me disa mijëra persona. Rezultatet edhe një herë konfirmuan se sa është i ndryshëm truri i femrave dhe i meshkujve. Pra, femrat më së gjati mbajnë mend dashurinë e parë, ndërkaq djemtë automobilin e parë.

Është interesante që madje 51% e meshkujve mezi mund ta kujtojnë puthjen dhe seksin e parë, – mbajnë mend vetëm lidhjen e parë serioze, ndërkaq 89% e femrave jo vetëm që mbajnë se me kë për herë të parë janë puthur, por i dinë edhe të gjitha detajet e tjera – ku ka ndodhur ajo, çfarë moti ka qenë, sa ka qenë ora dhe kush ka qenë atë ditë në shoqërinë e tyre.

Mirëpo, meshkujt i dinë të gjitha detajet për veturën e tyre. Pos informacioneve themelore, mbajnë mend edhe detaje krejtësisht të parëndësishme dhe të gjitha kënaqësitë dhe pakënaqësitë nëpër të cilat kanë kaluar me automobilin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button