Rrezik i madh, lufta nukleare po kërcënon botën

Nevojitet një aksion urgjent global për të zvogëluar rrezikun e shpërthimit të luftës bërthamore në botë, paralajmërojnë mbi 120 persona me renome ushtarake, politike dhe diplomatike nga mbarë bota.

Të gjithë ata kanë nënshkruar një letër në të cilën theksohet se po nënvlerësohet dhe nuk kuptohet sa duhet rreziku nga diçka e tillë. Iniciativa është nisur në konferencën e Vjenës kushtuar pasojave humanitare nga armët bërthamore, e cila filloi punimet të hënën.

Nënshkruesit e letrës vijnë nga të gjitha anët e spektrit politik, kurse në mesin e tyre janë edhe emra të njohur si David Oeen, gjenerali James Cartwright, lordi Richards dhe persona tjerë nga fusha ushtarake, politike dhe diplomatike.

Kjo letër i është dërguar ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz.

Lajme të ngjashme

Back to top button