Hajnat që vjedhin flokë

Sipas të përditshmes venezueliane “Informe 21”, në qytetin e Marakaibos, është bërë gjithmonë e më shqetësues fenomeni i ndalimit të vajzave dhe grave nga banda të armatosura me pistoleta apo thika.

Nën kërcënim, ata mjaftohen që t’i presin grave flokët dhe largohen.

Kryesisht, në vëmendjen e keqbërësve, janë femrat me flokët e kapur bisht, të cilat mund të prihen edhe më lehtë.

Në dukje e pakuptimtë, por kjo vjedhje është me të vërtetë fitimprurëse për grabitësit, pasi ata mund të fitojnë deri në 500 dollarë, duke shitur një bisht të gjatë tek kompanitë vendase të flokëve zgjatës artificialë (extension).

Shpesh herë, një shumë e tillë është dukshëm më e lartë se fitimi i nxjerrë nga përvetësimi i një xinxhiri të florinjtë apo një i çantave të dorës.

Lajme të ngjashme

Back to top button